1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vjosa Osmani, PRESIDENTJA E KOSOVËS!

Rekomandime

Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.

Kështu, e diela e 4 prillit, është dita kur Osmani mori edhe zyrtarisht legjitimitetin nga deputetët.

- Advertisement -

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe komunitet joshumicë votuan pro Osmanit derisa ish-partia e kësaj të fundit, LDK-ja, i mundësoi kuorumin [me përjashtim të treshes; Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj].

LDK-ja e Lumir Abdixhikut kishte vendosur para disa ditësh të marrë pjesë në seancën për votim.

Befasi në procesin e votimit ishin deputetja e PDK-së, Adelina Grainca dhe ajo e AAK-së, Albena Reshitaj.

- Advertisement -

Ndryshe, edhe Ambasada e SHBA-së, në një shkrim autorial për “Indeksonline” nga ambasadori Philip Kosnett, kishte sugjeruar opozitën që gjej gjuhë të përbashkët për krijimin e institucioneve.

“Më lejoni të jem i qartë. Qeveria ime nuk po kërkon, as publikisht e as privatisht, që ndonjë deputet të votojë për ndonjë individ të caktuar për president. Ditët e shënimit të emrave në zarf kanë marrë fund. Çka po kërkojmë është që procesi të ecë përpara për të shmangur kthimin në zgjedhje të reja të kushtueshme dhe muaj të tërë të mosfunksionimit gjatë kohës së pandemisë dhe krizës ekonomike”, thuhet ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit