1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjosa Osmani: Thaçi para se të dojë të marrë kompetencat e kryeministrit, duhet të sqaroj pozicionin e tij për korrigjim të kufijve

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, para gazetarëvce, menjëherë pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se para se presidenti i vendit, Hsashim Thaçi, të donte të merrte kompetencat e qeverisë dhe kryeministrit, duhet ta sqaroj dhe njëherë pozicionin e tij karshi ndarjes apo korrigjimit të kufirit të Kosovës.

- Advertisement -

“Në vend se të dojë të marrë kompetencat e qeverisë, presidenti i vendit duhet të përcaktohet njëherë e mirë për gjërat substanciale, që i garanton qytetarët e e Kosovës se ka hequr dorë nga ideja e tij dhe Vuçiqit për korrigjim të kufijve, sepse herën e fundit në uebfaqen e poresidentit, kemi parë që ende e ka op/edin e tij në lidhje me atë se Presidentët dhe Kryeministrat mund të ndërrohen, por se korrgjimi i kufijve duhet të ndodh”, ka thënë Osmani para gazetarëve.

Ajo tutje ka folur edhe për të ardhmen e saj politike, pas përplasjeve me partinë e saj, LDK-në, duke theksuar kështu se atë e përcaktojnë qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit