1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjosa Osmani tregon arsyet pse nuk kandidoi vetëm në zgjedhjet e 14 shkurtit

Rekomandime

Kandidatja për Presidente dhe bartësja e Listës “Guxo”, Vjosa Osmani, ka treguar arsyet kryesore pse është bashkuar për të garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se arsyeja e parë është vullneti qytetar ndërsa arsyeja e dytë është për çështje procedurale, pasi “Iniciativa” të cilën ajo përfaqëson ka pak kohë që është formuar dhe nuk kishte mundësi për regjistrim.“Koalicioni me LVV-në asesi nuk i shuan përpjekjet tona për fuqizimin e ‘Iniciativës’ tonë. Meqë zgjedhjet u shpallën tani, ka disa procedura për regjistrim sa i përket “Inisiativës” tonë. Por jam e bindur se pas zgjedhjeve kjo “Iniciativë” do të forcohet dhe fuqizohet edhe më shumë”

“Arsyeja e parë ka të bëjë edhe me momentumin politik në të cilin është Republika e Kosovës, duke iu referuar edhe zgjedhjeve të 6 tetorit ku është kërkuar fryma për ndryshim. Arsyeja e parë dhe themelore është vullneti qytetar ndërsa arsyeja e dytë është procedurale”Tutje Osmani ka deklaruar se pas zgjedhjeve “Iniciativa” që ajo përfaqëson do të fuqizohet edhe më tej.

“Unë jam vetëm një nga 112 themeluesit nga kjo ‘Iniciativë’. Nuk është regjistruar, sepse Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkonte 60 ditë para zgjedhjeve të rregullta që të regjistrohej dhe nuk kishim kohë. Ne e kemi lënë që ky proces të përfundojë pas zgjedhjeve.

- Advertisement -

Janë disa opsione për emrin, por nuk mund të them asgjë pa folur edhe me themeluesit e tjerë” deklaroi Osmani

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit