15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vjosa Osmani tregon kush po ndikon që mos të ketë koalicion LDK-VV

Rekomandime

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka pohuar se dikush nga jashtë është duke investuar që mos të arrihet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Andaj, ajo në Blic Interview me Astrit Gashin, ka kërkuar nga aktivistët e LDK-së dhe VV-së, që mos të bien pre e provokimeve, për shkak se siç ka thënë ajo “kjo gjë i konvenon vetëm të korruptuarve dhe kriminelëve në këtë vend”.

“Unë kam një porosi për të gjithë aktivistët e LDK-së dhe VV-së, që mos të bien pre provokimeve nga jashtë, me qëllim që të dështojë një koalicion mes këtyre dy partive.

Ne e dimë që kujt nuk i konvenon një koalicion i tillë. Me sulmet ndaj njëra-tjetrës, po i bëjnë nder të korruptuarve dhe kriminelëve në këtë vend.

- Advertisement -

“Vetëvendosje duhet ta dinë, që nuk mund të gjej partnerë më serioz se LDK. Ne ia kemi bërë të qartë zotërit Kurti, se ai do të jetë kryeministër edhe i LDK-së edhe i ministrave tanë.

“Disa prej tyre po dalin nëpër televizione dhe po bien pre e provokimeve që vijnë nga jashtë”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit