6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vjosa Osmanit i vjen paralajmërimi i fortë nga SHBA: Ja klanet brenda LDK-së

Rekomandime

Pas shumë përplasjeve brenda LDK-së, Vjosa Osmani më në fund ka triumfuar përballë Lutfi Hazirit dhe gardës së vjetër. Por, një paralajmërim befasues ka ardhur menjëherë, ku paralajmërohen klane të forta në LDK.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar Vjosa Osmanin si kandidatë për kryeministre të Republikës së Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen me 6 tetor.

- Advertisement -

E lidhur me zhvillimet e fundit dramatike në LDK, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti i njohur që jeton dhe vepron në SHBA, Ramiz Bojaj.

Bojaj ka thënë se LDK-ja ende është në beteja të klaneve të brendshme, gjë që u dëshmua edhe tani.

- Advertisement -

“Në LDK ende ka rropatje klanesh për donomin. Pas vdekjes së liderit historik dr. Ibrahm Rugova, LDK-ja është udhëhequr nga klanet e ndryshme, të cilat i kanë shpallë luftë njëra-tjetrës, jo për parime të forta rugoviane, por për të dominuar mbi palën tjetër. Thjeshtë ambicie për pushtet. Pra LDK-ja ende është në beteja të klaneve të brendshme, për faktin se të gjithë ish udhëheqësit e kësaj partie, ose pretendentët e fundit për fronin e LDK-së, sot nuk janë as në rrethin e ngushtë e as anëtarë të kryesisë. Kjo tregon se klanet në këtë parti janë për jetë a vdekje, shumë nga këto të lidhura ngushtë me SHIK-un dhe Hashim Thaçin e PDK-së”, ka thënë Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, fushata e fundit për kryetarin e kësaj partie, e tregoi shumë qartë këtë, ku pas përplasjeve të njëpasnjëshme, më në fund fitoi Isa Mustafa.

- Advertisement -

“Forcimi i klanit të Isa-RIINVEST-it, dëshmon se kjo parti është duke u sunduar nga klani më i fortë, i cili, paraprakisht kishte gëlltitur grupet më të vogla, ndërsa sot cakton ulëset për pushtetin e ardhshëm. I njëjti proces po zhvillohet edhe për kandidatin e kësaj partie për të parin e Qeverisë. Ky akomodim po fillon pas eliminimit të klaneve rivale. Fillimisht u eliminua klani i Fatmir Sejdiut, i flirtruar pafundësisht me PDK-në. Klani i Lutfi Haziri i afërt me PDK-në, edhe konceptualisht rreth shkëmbimit të territoreve sipas planit të Vuçiqit, pastaj klani i Agim Veliut i afërt me Sami Lushtakun etj. Klani i Sabri Hamitit i afërt me Xhavit Halitin ishte vetëdoëzuar me kohë. Ajo që u duk mjaft e befasishme është lënia anash e tre trarëve kryesorë të LDK-së, Driton Selmanajt, Arben Gashit dhe e Armend Zemajt, të cilët u përjashtuan nga kryesia e kësaj partie, pikërisht për shkak të parimeve të tyre”, u shpreh Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Bojaj ka shtuar se LDK-ja në bashkëpunim me VV-në, së pari do ta shpëtojë veten nga falimentimi politik, e pastaj do ta shpëtojë edhe Kosovën.

“Vjosa Osmani duket se i është dorëzuar klanit të Isës, e cila pritet të shtyhet në pozitat kyçe në koalicionet e ardhshme qeveritare. Se kah do ta orientojë LDK-në klani i Isës, pritet të shihet në vijim, por nga kombinimet parazgjedhore, duket se kjo parti nuk ka alternativë tjetër përveçse bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Unë mendoj se LDK-ja në bashkëpunim me VV-në, së pari do ta shpëtojë veten nga falimentimi politik, e cila është mjaft e komprometuar në bashkëqeverisje me SHIK-PDK-në, e psataj do ta shpëtojë edhe Kosovën nga idetë e retarduara të klaneve mafioze nepotiste. Ky është momenti historik i LDK-së, e cila duhet të dëshmojë më shumë qartësi e pjekuri politike, duke iu bashkuar VV-së në proceset delikate për vendin. LDK-ja e pa orientuar si duhet rreth kombinimit për koalicione mund të pësojë debakël në zgjedhjet e reja qe po vijnë”.

Për fund, Bojaj ka thënë se LDK-ja duhet t’i ofrojë Kosovës planin më të mirë të mundshëm, duke u bashkuar me konceptet për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe nepotizmit.

“Askush nuk dëshiron një LDK nën sqetullat e SHIK-ut, ngase ata që e duan këtë klan, votojnë për Kadri Veselin. Ata që duan ndryshim nuk duan kombinim më partitë skandaloze, klienteliste, mafioze e shkatërruese të shtetit të Kosovës. LDK-ja duhet t’i ofrojë Kosovës planin më të mirë të mundshëm, natyrisht, duke u bashkuar me konceptet për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit dhe kundër iniciativave për copëtimin e Republikës”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti i njohur, Ramiz Bojaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit