Vladimir Klitschko ka pasur raporte të mira me boksierin kosovar, Luan Krasniqi. Por, duket se respektin për kosovarët legjenda e boksit botëror po e ruan ende.
Ish-kampioni i botës në pesha të rënda e ka uruar boksierin e talentuar kosovar që jeton në Gjermani, James Kraft.
Me një video me zë, Klitschko i ka uruar ditëlindjen e kosovarit. Klitschko i ka thënë boksierit nga Strellci i Deçanit se jeta e mirë për të do të vije tani.
“Tani mund të bësh atë që ke dashur gjithmonë. Do të kesh më shumë vetëbesim, siguri e vullnet. Të uroj ditëlindjen me shprehjen e boksit “Keep on punching” i ka thënë Klitschko ndër të tjera boksierit kosovar.
James dy herë ka arritur që të bëhet kampion bote për juniorë në versionin WBC dhe IBO. Titullin në versionin WBC e ka mbrojtur dy herë.
Vëllau i Jamesit, Toni Kraft është po ashtu kampion në kategoritë e tij dhe po ecën sigurt drejt majeve të suksesit në boksin profesional.
Karriera e vëllezërve Avdimetaj që në profesionalizëm njihen si “Kraft” është krahasuar me atë të vëllezërve Klitschko.