8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vllasi: Fushata politike bajat dhe pa freski, kush do t’i bind votuesit se do ndryshojë gjendja!

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se fushata e tanishme nuk dallon aspak nga zgjedhjet e mëparshme.

- Advertisement -

“Fushata nuk dallon hiç nga garat në zgjedhjet e mëparshme. Goxha bajat dhe pa freski. Sikur herave tjera, premtime të forta por pa argumente të bindshme se ato do të zbatohen nga fituesit e zgjedhjeve. Kjo është pjesë e folklorit të fushatave zgjedhore”, ka deklaruar Vllasi.

Sipas tij, partitë politike po merren më shumë me diskualifikimin e emrave nga taboret e kundërshtarëve politik.

“Po merren së tepërmi me diskualifikimin e emrave nga taboret e kundërshtatëve politik e pak me programe se çfarë të mirë do të bëjnë për popullin dhe shtetin, ata që pretendojnë t’i fitojnë zgjedhjet”, ka vlerësuar tutje ai.

- Advertisement -

Vllasi konsideron se meritat për të kaluarën nuk iu bëjnë përshtypje votuesve.

“Kush i bind votuesit se vërtetë do të ndryshoi gjendja ekzistuese dhe shtetin do ta fuqizojnë dhe funksionalizojnë për të mirën e përgjithshme, ai do t’i fitojë zgjedhjet. Meritat për të kaluarën nuk iu bëjnë përshtyjpe votuesve. Ai që ofron përspektive për zhvillim ekonomik dhe luftë kundër korrupsionit ai i fiton votat”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Vlen të përmendim faktin se për zgjedhjet e 14 shkurtit Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar gjithësej 28 subjekte politike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit