13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Vlora Çitaku ‘e çmonton’ gazetarin britanik: I di unë burimet tuaja, megjithatë mbetesh spekulant

Rekomandime

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka ndërhyrë në debatin midis të Dërguarit Special të Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe gazetarit e analistit britanik, Tim Judah.

Çitaku i ka reaguar ashpër Judës në Twitter, duke i thënë spekulant, madje e paralajmëron se burimet e tij nuk janë të besueshme më, pasi që ky i fundit tha se në takimin e mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë në mes të presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vucic, është bërë një marrëveshje e madhe.

- Advertisement -

“Me gjithë respektin për ty Tim, deklarata e juaj është shumë spekulative. Unë e di kush është burimi i juaj, por mund të ju them që tani se është një burim jo i besueshëm”, i ka reaguar Çitaku, Tim Judës.

Po ashtu edhe Grenelli i ka reaguar Judës duke i thënë se ju nuk dini çfarë po flisni dhe se askush nuk është ngutur në asnjë marrëveshje të madhe, duke i quajtur edhe ai, qëndrimet e britanikut spekulime.

“E gabuar, ju nuk po e dini çfarë po flisni. Askush nuk është duke u ngutur dhe nuk ka asnjë marrëveshje madhështore, jeni duke spekuluar”, thuhet në reagimin e Grenellit.

- Advertisement -

Juda kishte shkruar se në Shtëpinë e Bardhë është bërë një marrëveshje madhështore në mes të Thaçit dhe Vuçit.

“Ne mund të jemi duke u afruar në një ngërç në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, pas takimit të djeshëm në mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq.

- Advertisement -

Njerëzit si Richard Grenell dhe Trump dëshirojnë të kenë sa më shpejt një marrëveshje madhështore”, ka shkruar Juda në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit