7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Vlora Çitaku e kishte thënë para Albin Kurtit: Është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova

Rekomandime

Para kryeministrit Albin Kurti, frazën se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova” e kishte përdorur ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Të premten në Mynih të Gjermanisë në një panel të përbashkët janë përballur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në fjalimin e tij, Kurti kishte folur edhe për normalizimin final të raporteve Prishtinë-Beograd. Sipas kreut të Lëvizjes Vetëvendosje fuqitë ndërkombëtare e kishin ndihmuar Kosovën që të çlirohej nga Serbia meqë ishte e okupuar ndërsa tashmë thoshte se tashmë është koha që “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”. Sipas tij sa më parë të ndodhte një gjë e tillë, aq më mirë për të dy shtetet dhe rajonin.

Deklarimet e Kurtit të bëra në atë panel e kishin bërë gjiron në rrjetet sociale dhe gjithashtu kishin nervozuar Vuçiqin i cili donte t’i kundërpërgjigjej menjëherë, megjithatë drejtuesja e panelit nuk ia ka dhënë fjalën.

- Advertisement -

Megjithatë frazën se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova” e kishte përdorur e para ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, gjatë një fjalimi të mbajtur në Kombet e Bashkuara më 7 shkurt të vitit 2019, raporton Gazeta Express.

“ Të dashur anëtarë të Këshillit , është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova”, kishte thënë Çitaku në vitin 2019, duke rikujtuar gjithashtu çlirimin e Kosovës nga Serbia në vitin 1999

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit