1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Vlora Çitaku “Godet” Grenellin, pasi ua uroi serbëve Vidovdanin

Rekomandime

Vlora Çitaku ka bërë një reagim ndaj ish-emisarit special të SHBA’së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ua uroi serbëve Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku Iuftuan popujt e Ballkanit Kundër Perandorisë Osmane.

Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, ka sqaruar se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

- Advertisement -

“Nuk ishte betëjë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman”, ka deklaruar ajo.

“Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, tha tutje ajo.

Ndërkaq Grenell përvjetorin e Betejës së Kosovës ia uroi serbëve, duke thënë se “sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari”.

- Advertisement -

“Sot ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, deklaroi nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit