Festës së madhe të Kosovës pas fitores ndaj Çekisë sot me rezultat 2:1, i është bashkuar edhe Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çtaku, shkruan Zëri.info.
Ajo permes një statusi në Facebook i ka dhënë një epitet të veçantë të fitores, duke shkruar se “I kemi tranu kojshitë”.
Në fakt kjo edhe është e vërtetë pasi mediet fqinje e kanë përshkruar si një humbje të madhe të Çekisë, derisa fare nuk kanë folur për fitoren e Kosovës.