7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vogëlushes i humbi kukulla para pallatit, gjesti i Mbretëreshë Elizabetë e la pa fjalë

Rekomandime

Lodra e vogëlushes 5 vjeçare Savannah Hart nga Adelaide në Australi gjatë vizitës në Pallatin Mbretëror, Buckingham, në Londër i kishte humbur lodra, atë ja gjetën dhe ja kthyen me përcjellje të lodrave tjera me gjithë letër nga Mbretëresha Elizabetë.

Kukulla Harriet, njëra prej 5 kukullave të Savannah Hart, kishte udhëtuar bashkë me familjen e saj nëpër Europë gjatë verës. E ëma Casey e kishte vërejtur vonë se kukulla Harriet po mungonte e familjes ju duhej të ktheheshin në Australi.

- Advertisement -

Kur u kthyen në Adelaide në kopshtin e Savanah filloi kërkimin për kukullën dhe u mblodhën bashkë me edukatoren dhe i shkruan letër Mbretëreshës Elizabetë në Pallatin Buckingham duke ju lutur që të kujdeseshin për kukullën Harriet nëse e gjenin.

Nuk ju ra të prisnin shumë pas dërgimit të letrës ju erdhi përgjigja nga pallati Buckingham duke i lajmëruar se kanë gjetur lodrën dhe duke i bashkëngjitur fotografi si dëshmi nga rezidenca mbretërore.

- Advertisement -

Kukullën e kthyen në Australi në përcjellje mbretërore të kukullës qen të racës corgy, dhuratë mbretëreshës që quhej, s’kishte si ndryshe, Rex (Mbret).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit