2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vogëlushët 4-vjeçarë, dy viktimat më të njoma të tragjedisë në Bullgari

Rekomandime

Binjakët 4-vjeçarë, Albani dhe Luani janë pasagjerët më të vegjël që vdiqën në tragjedinë e autobusit maqedonas në autostradën e Strumës, shkruan gazeta bullgare, Monitor. Pasagjeri më i vjetër është 63 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, shumica e udhëtarëve kanë lindur midis viteve 1971 dhe 2004.

- Advertisement -

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
Në aksidentin e rëndë humbën jetën të paktën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njoftoi se është një shqiptar nga Presheva në mesin e pasagjerëve që mbijetuan. Ai ishte në udhëtim me të fejuarën e tij nga Kumanova. Është edhe një pasagjer me nënshtetësi belge.

TV Alsat-M dhe edicioni online i gazetës Vecher kanë publikuar listën e pasagjerëve në autobus. Nuk dihet ende se cili prej tyre ka vdekur dhe cili ka shpëtuar. Të gjithë udhëtarët kanë emra shqiptarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit