7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vojvoda detyroi kundërshtarin të shënonte autogol, në ndeshjen e Europa Leagues

Rekomandime

Standard Liege i Mërgim Vojvodës mbrëmë regjistroi një fitore komode, 2-0, kundër skuadrës portugeze Vitoria de Guimaraes, në kuadër të Grupit F në Europa League.

Liege dhe Guimaraes janë pjesë e Grupit F, aty ku bëjnë pjesë edhe Arsenali dhe Eintracht Frankfurti.

- Advertisement -

Në këtë ndeshje startoi nga minuta e parë Mërgim Vojvoda dhe qëndroi në fushë për 90 minuta, derisa ishte më meritori për golin e parë të skuadrës së tij.

Krosimi i tij zhagas në zonë nga krahu i djathtë u devijua nga Florent Hanin, derisa topi përfundoi në rrjetë. Golin e dytë të Lieges e shënoi Paul-Jose M’Poku në minutën e 90-të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit