1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Von Cramon: Kosova meriton të jetë në “Samitin për Demokraci,” mosftesa ishte gabim i administratës së Bidenit

Rekomandime

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon tha se Kosova është dashur të jetë në Samitin për Demokraci dhe se mosftesa ishte gabim i administratës së Bidenit.

Eurodeputetja kësisoj i është përgjigjur në Twitter deklaratës së analistit politik kosovar Agon Maliqi, i cili vlerësoi se Kosova e meriton të jetë një nga pjesëmarrëset në këtë samit.

- Advertisement -

“Unë pajtohem që Kosova e meriton të jetë në Samitin e Demokracisë, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden, i cili, shpresojmë se ende mund të korrigjohet”, shkroi ai, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit