2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Von Cramon: Pamë një përpjekje shqetësuese të Kurtit për t’i shantazhuar partitë me Ligjin për Zgjedhjet

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se kryeministri Albin Kurti provoi që t’i shantazhojë subjektet tjera parlamentare me Ligjin për Zgjedhjet mbrëmjen e kaluar.

- Advertisement -

Von Cramon ka thënë se mbrëmë ishim dëshmitarë të një përpjekje vërtetë shqetësuese të kryeministrit Kurti për shantazh ndaj partive.

“Ky nuk ishte një fillim i mirë i Kuvendit të Kosovës. Të gjithë kemi pritur të shohim një votim të qetë për Presidentin e ri të Kosovës, por përkundrazi kemi parë një përpjekje jashtëzakonisht shqetësuese të Kryeministrit, Albin Kurti për të shantazhuar subjektet e tjera politike lidhur me Ligjin për Zgjedhjet”, ka shkruar Von Cramon.

Eurodeputetja e ka quajtur të papranueshme që qeveria e re të punojë në atë mënyrë me opozitën.

- Advertisement -

“Kjo nuk është e pranueshme dhe sigurisht nuk është mënyra se si kemi pritur që qeveria e re e Kosovës të bashkëpunojë me deputetët dhe partitë. Ligjet duhet të përgatiten siç duhet”, tha Von Cramon.

Shefja në detyrë e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka konfimuar se Ligji për Zgjedhjet është në Kuvend dhe nuk është tërhequr.

- Advertisement -

Kusari tha se tani projektligji do të trajtohet në procedurë të rregull dhe mbetet në Kuvend.

LDK-ja ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, teksa Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi tha para mediave se Ligji nuk është tërhequr dhe situata s’ka ndryshuar.

“VV ka kërcënuar dhe shantazhuar me Ligjin për Zgjedhje ne kemi kërkuar që të tërheqë projektligjin, nuk kemi tërheqje prandaj jemi në situatën e njëjtë”, tha Gashi.

Ai tha poashtu që Ligji duhet të tërhiqet automatikisht dhe të jepet garanci për reformë zgjedhore substanciale.

“Duhet automatikisht të tërhiqet dhe të jepet garanci për një reformë zgjedhore substanciale përfshirë edhe kërkesën e VV-së. Për seancën e jashtëzakonshme ka ndërhyrje në listën e nënshkruesve te deputetët që janë nënshkruar si përkrahës të njërit kandidat, kemi një moment që janë fshirë në mënyrë fizike tre emra”, tha Gashi.

Kurse Ushtruesja e detyrës shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se seanca për votimin e presidentit do të mbahet nga ora 18:00 të shtunën.

Kusari-Lila këtë konfirmim i bëri nëpërmjet një konference të mbajtur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit