1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Von Cramon për “non-paper’in” e fundit: Propozimi si Tiroli Jugor, mund të jetë model i suksesshëm

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur për “non paper” e fundit, dokument ky i pretenduar që flet për një status special për veriun e Kosovës.

- Advertisement -

Viola Von Cramon ka thënë se nuk e di nëse ky dokument që pretendohet se është franko-gjerman ka mbështetje jo-zyrtare.

“Ajo që propozohet në atë dokument [non-paper] duket si statusi i Tirolit Jugor në Itali që zgjidhi problemet bilatarele mes Italisë dhe Austrisë. Mund të jetë një model i suksesshëm, por duhet të jetë i personalizuar duke marrë specifikat e situatës në Kosovë. Të presim e të shohim, por unë i ftoj diplomacitë evropiane të rrisin shkallën e koordinimit për të evituar çdo keqkuptim”, deklaroi eurodeputetja gjermane.

Von Cramon shpreson në zhbllokim të dialogut me rastin e vizitave të Kurtit e Vuçiqit në Bruksel.

- Advertisement -

Ajo thotë se është e lumtur që tashmë shkëmbimi i territoreve është hedhur poshtë nga SHBA dhe BE.

“Jam e lumtur që tashmë çfarëdo shkëmbimi i territoreve është jashtë tryezës”, deklaroi më tej Von Cramon për Dukagjinin.

- Advertisement -

Në pak javë janë paraqitur dy dokumente fantazmë [non-paper], derisa analistët vlerësojnë se ato dëshirojnë ta matin pulsin e opinionit publik.

Edhe në të kaluarën, Tiroli jugor është përmendur në qarqe diplomatike si një model i mundshëm për veriun e Kosovës, por që nga Kosova është refuzuar kategorikisht.

Tiroli Jugor është provincë autonome në veri të Italisë që kufizohet me Austrinë dhe e populluar nga gjermanfolës.

Shkalla e lartë e autonomisë për këtë regjion që përbëhet nga 115 komuna, e shndërron atë në, de fakto, krahinë autonome.

Në Tirolin jugor italianët dhe gjermanët kanë shkollat e tyre respektive dhe përgjithësisht frekuentojnë lokale e restorante të ndryshme nga njëri-tjetri.

Por, rajoni gëzon një autonomi të gjerë dhe tepër bujare nga Roma, gjë që ka ndihmuar qeverinë italiane të zbusë ndjenjat separatiste në këtë provincë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit