1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Von Cramon: Serbia të zgjedhë BE-në ose Moskën

Rekomandime

Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka thënë se ndihet e shokuar me veprimet e Serbisë për ta përgjuar opozitën ruse në Beograd dhe dorëzimin e këtij materiali te autoritetet në Kremlin.

Von Cramon këtë deklaratë e ka bërë në një postim në rrjetin social të saj “Twitter”.

- Advertisement -

“Jam e shokuar me lajmin e përgjimit të liderëve të opozitës ruse në Beograd dhe dërgimin e këtij materiali te inteligjenca ruse. Serbia duhet të mbrojë të drejtat themelore dhe dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve brenda territorit të saj”, ka shkruar Von Cramon.

Sipas saj, është vetë Serbia që duhet të tranformohet për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, apo të rreshtohet më tej me Moskën dhe Pekinin.

Serbia duhet të zgjedhë nëse dëshiron të transformohet me të vërtetë dhe të bashkohet me BE-në, apo të rreshtohet më tej me autokratët nga Moska dhe Pekini. Politika e qëndrimit në dy karrige është e papranueshme”, ka përfunduar ajo.

- Advertisement -

Kujtojmë se ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin gjatë një takimi me sekretarin rus të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev i ka dorëzuar video të takimeve të liderëve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilave është arrestuar opozitari dhe aktivisti rus Andrei Pivovarov. Këto informacione janë siguruar nga Agjencia serbe e Informacionit të Sigurisë (BIA).

Serbia dhe Rusia janë duke u munduar aktivisht që protestat qytetare dhe kundërshtimin e ndryshëm opozitar dhe të opinionit publik në vendet e tyre, ta lidhin pa fakte me ndikimin e aktorëve të ndryshëm të huaj, me qëllim të njollosjes së aktiviteteve që kundërshtojnë qeveritë e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit