Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka kryer detyrën e tij qytetare duke votuar.
Ai ka thënë se sot është një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën.
“Sot është një ditë e mirë, e jashtëzakonshme për Kosovën. Uroj të gjithë qytetarët e vendit tim, i japim perspektivë vetvetes, Kosovës sonë perëndimore, të ardhmes tonë e më së shumti fëmijëve tanë”, ka thënë Veseli.