13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vrasja nga “komandantët”

Rekomandime

23 nëntori shënoi 21 vjetorin e vr asjes së Xhemail Mustafës, njëri ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Mustafa po kthehej në banesën e tij, kur iu zu prita në hyrje të banesës së tij.

- Advertisement -

Në këtë atentat kishin marrë pjesë dy persona, por kurrë nuk u zbulua se kush ishin ata.

Publicisti Idriz Zeqiraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për vra sjen e gazetarëve, ku ka thënë se përçon qartë kërcënim për gjithë ata që marrin guxim për të denoncuar krimin dhe kriminelët.

”Gazetarët janë minitoruesit, përgjuesit të përhershëm, qoftë të qeverisë, partive politike, por, edhe të shoqërisë të një vendi, në përgjithësi. Zakonisht, gazetarët edhe për qeverinë më të mirë, duhet të jenë oponentët e saj, për ta mbajtur në tension, të mobilizuar qeverisjen e mirë, larg korrupsionit, nepotizmit dhe të shkeljeve të tjera. Gazetarët, përgjatë profesionit të tyre, hulumtojnë gjithçka që bie ndesh me ligjet shtetërore e njerëzore dhe denoncojnë para opinionit publik. Shkeljet mund të jenë edhe penale, ligji duhet të veprojë. Pikërisht, këtu fillon shenjëstrimi i gazetarëve, nga bandat dhe kriminelët, që janë në mbrojtje të shefave korruptivë dhe vese tjera kriminale. Vrasja e një gazetari përçon mesazhin e qartë të kërcënimit, përkatësisht, frikësimit, jo vetëm të kolegëve të tij, por, edhe të kujtdo tjetër, që merr guximin, për të denoncuar krimin dhe kriminelët”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Zeqiraj ka rikujtuar vrasjen e Ali Ukaj, i cili ishte gazetari i parë që është vrarë në Kosovë.

“Gazetari i parë viktimë, ishte Ali Ukaj, njëherësh, edhe zëdhënës i parë i UÇK-së, i cili u vra në prag-lufte në Shqipëri, për të vazhduar gjatë luftës me vrasjen e gazetarit Shefki Popova. Zgjedhjet e para të pas luftës, ishin zhgënjim i madh, për të majtën ekstreme enveriste-staliniste, LPK-në e djeshme, PAN-in e sotëm të Kosovës. Ata, me propagandën e tyre lehaqene, kishin agjituar rrejshëm e mashtrushëm, se, gjoja, ata dhe vetëm ata “e bënë luftën, çliruan Kosovën, e sollën lirinë!” Prandaj, sipas tyre, ata duhet ta zotëronin pushtetin, qeverisjen”, ka theksuar Zeqiraj.

- Advertisement -

Më tej, ai ka treguar se çfarë kishte ndodhur në Kosovë pasi propagandave të LPK-së.

“Ndërkohë, ndodhi e kundërta. Populli nuk u besoi gënjeshtrave, shpifjeve për kundërshtarët politikë dhe votat ia dhënë partisë rivale, LDK-së. Kjo parti e themeluar dhe e udhëhequr, mençurisht dhe dinjitetshëm, nga Dr. Ibrahim Rugova, ishte përballur, përtej një dekade, me pushtuesin, duke krijuar edhe institucionet paralele, deri edhe resorët ministrorë. Qeverisja e LDK-së, në kushtet e një pushtimi të egër, kishte siguruar mbijetesën e popullit të Kosovës; funksionimin e shkollave, qoftë edhe jashtë shkollës, duke përdorur shtëpitë private; shërbimin shëndetësor; ndihmën modeste sociale për popullin, tashmë, kolektivisht, i larguar nga puna”, ka thënë ai .

Gjithashtu, ai ka zbuluar se kush i ka përçarë shqiptarët në atë kohë.

“Mbështetja popullore për partinë e Presidentit Rugova, i tërboi anarshistët komunistë, të cilët vinin nga organizata e LPK-së, e instruktuar nga Sigurimsat e diktatorit Enver Hoxha, por, edhe me shumë agjentë të UDB, të infiltruar, shumë vite më parë, në radhët e saj. Janë këta, pikërisht, krerët e LPK-së, të cilët përçanë shqiptarët para luftës, ndërsa i vranë gjatë dhe pas luftës, duke ua ngrirë shqiptarëve buzëqeshjen e lirisë”, ka de kaluar ai.

Po ashtu, Zeqiaraj ka përmendur edhe atentatet ndaj Komandant Drinit dhe Fetah Rudit.

“Qëllimi i kësaj dhune, deri në plumbosje, ishte mospajtimi me të qenurit në opozitë. Donin patjetër pushtetin, e pa fituar me votën e lirë, ta kompensonin me grabitjen e përdhunshme, të përgjakshme.

Në pasditen e 11 janarit 1999, ishte ekzekutuar, në oborrin e pallatit, në Breg të Diellit, para syve të familjes, Enver Maloku, shefi i Qendrës Informative të Kosovës (QIK); në maj 2000, u ekzekutua Ekrem Rexha, alias – Komandant Drini, pranë shtëpisë së tij; në korrik 2000 ndodhi tentim-vrasja e kuadrit të LDK-së, Fetah Rudi, në kthim nga takimi me kryetarin Rugova, në Arllat të Drenasit, ke Ura e Bytyçëve, duke e plagosur rëndë dhe të lënë, përjetësisht, në karrigen invalidore”, ka rikujtuar Zeqiraj.

Zeqiraj ka folur edhe për vrasjen e Xhemail Mustafës. Ai ka përmendur shkrimin e botuar në gazetën kombëtare “Bota sot”, në të cilin flitej për vrasjet ndaj veprimtarëve të shquar.

“Xhemail Mustafa ishte intelektual i kompletuar, njeri i letrave, gazetar, publicist, shkrimtar, këshilltar politik i Presidentit Rugova dhe zëdhënës në media. Më parë ishte gazetar në “Rilindja” dhe redaktor i kulturës. Ishte i survejuar nga UDB-a, më vonë edhe nga BIA.

Krijuesi Xhemail Mustafa, shpirt i ndjeshëm e njerëzor, duke i parë vrasjet e shokëve, pjesë e luftës për liri, madje, duke e ditur autorësinë e tyre, në faqen e tij të së martës, në “Bota sot”, -Të mallkuarit e Zotit -, do t`i anatemonte për krimet e tyre makabre, të cilët vazhdonin krimet e Millosheviçit, duke ia shtuar jetimët Kosovës, edhe pas përzënies të soldateskës serbo-sllave, nga Nato-pakti! “, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai tregon se kush ia zuri priten Mustafës, në ditën e kobshme të 23 nëntorit.

“Reagimi i “komandantëve”, të cilët kishin mallkuar popullin e Kosovës, “haram lirinë”, pse nuk ua dha votën, tani, “ia bënë benë” Xhemës tonë artist dhe urtak i pa shoq. Dhe, në pritën e zënë, në hyrje të banesës, në lagjen “Dardania”, u qëllua për vdekje, nga dy atentatorë”, ka deklaruar Zeqiraj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit