14.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Vucic nga Stambolli me teori konspiracioni: Shqiptarët po përgatiten të përzënë serbët nga Kosova

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, para takimit me Presidentin e Turqisë, Recvep Tayyip Erdogan, tha para gazetarëve se shqiptarët në Kosovë po përgatisin një ‘17 mars’ të ri, kur edhe do të përzënë edhe ata 95 mijë serbë të mbetur sipas tij.

Ai u pyet se a do të ketë vazhdim të dialogut të nivelit më të lartë në Bruksel, siç shkruajnë mediat serbe pasi pala kosovare thotë se nuk do të ketë, Vucic u shpreh se po ndodh ajo që ai ka paralajmëruar për shumë kohë si BE’në dhe zyrtarët ndërkombëtar.

- Advertisement -

E ajo është që shqiptarët nuk mendojnë se serbët duhet të kenë as edhe diçka në Kosovë. Mendojnë se ata që i lejuan që të krijojnë shtetin, vetëm do ta shtypin një pullë dhe Serbia do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë e pavarur” tha Vucic.

Vucic më tej i hyri konspiracioneve dhe ngriti alarmin e se gjoja po përgatitet plan për t’i përzënë serbët nga Kosova.

Ata do të prodhojnë një 17 mars të ri që të përzënë edhe ata 95 mijë serbë që kanë mbetur dhe e kryen punën” tha Vucic që gjendet në Stamboll dhe e pret takimi me presidentin turk.

- Advertisement -

Këtë javë kishte spekulime se nuk do të mbahej takimi i radhës së bisedimeve në Bruksel mes Kosovës e Serbisë në ndërmjetësimin e BE’së që ishte paralajmëruar se do të mbahet.

Çka ishte përfolur ishte Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë që është refuzuar të diskutohet nga Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti, ndërsa këmbëngulet nga pala serbe se kjo do të diskutohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit