10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vucic për kosovarët: Nuk e di se cila linjë do të fitojë, ajo amerikane apo gjermane

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha se në takimin e caktuar me videolink me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, do të flasë 15 minuta për Kosovën.

Takimi i tij me Merkel ishte caktuar për këtë fundjavë por u anulua pas shpalljes së pandemisë nga OBSH’ja dhe u ri organizua të mbahej në orën 12 të hënën përmes videolink.

- Advertisement -

Vucic u shpreh se do të bisedoj me Angela Merkel për Kosovën, por nuk e di çfarë të pres, pasi që në këtë kohë, për Kosovën do të flasë për 15 minuta.

“E di që rreth koronavirusit do të flasim gjysmë ore” deklaroi presidenti serb Vucic pas mbledhjes së shtabit të krizës për pasojat ekonomike të epidemisë së COVID-19.

“Njerëzit po luftojnë për jetë atje, për mbijetesë” tha Vucic.

- Advertisement -

I pyetur nëse pret që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të heqë taksën 100 % ndaj mallrave serbe, Vucic tha se nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë në Prishtinë.

“Ku e di unë se çfarë do të bëjnë ata, a do të fitojë linja amerikane apo ajo gjermane, a do të provojnë të arrijnë të afrohen tek Angela Merkel, do ta shohim” e mbylli Vucic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit