1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçiç pranon pa dashje si u stis sherri për Kosovën në Beograd për politikë

Rekomandime

Sot, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa mbanin fjalime në Forumin Ekonomik të Rajonit janë bërë shumë nostalgjikë në lidhje me takimet e tyre të para. Në konferencën e sotme për shtyp, Vuçiç kujtoi takimin e parë në Beograd më 10 nëntor 2014, vetëm pak kohë pas ndeshjes Serbi-Shqipërisë, e cila bazuar në fjalët e Ramës: Desh nisi një luftë!

Në fakt ishte deklarata e Ramës në Beograd, ajo që bëri bujë kudo në media, duke e bërë që në Kosovë të portretizohej si një “burrë shteti”. Kreu i qeverisë shqiptare përmendi pavarësinë e Kosovës, ndërsa asokohe homologu i tij, e cilësoi si provokime fjalët e Ramës, ndërsa shtoi se “Kosova dhe Metohia” ishin pjesë e Serbisë.

- Advertisement -

DEKLARATAT ASOKOHE:

Rama: Sa për Kosovën kemi dy qëndrime të ndryshme por realiteti është një dhe i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur nga 108 vende të ndryshme të botëës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm europian dhe rajonal. Duhet respektuar dhe bërë pjesë e integrimit europian.

- Advertisement -

Vuçiç: Së pari dua të them se nuk kam pritur provokime nga zoti Rama dhe nuk kam pritur që të flitet për Kosovën dhe Metohinë. Nuk lejoj askënd që të nënçmojë Serbinë në Beograd. Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk ka pasur lidhur me Shqipërinë. Me vjen keq që zoti Rama ka shfrytëzuar rastin që të flasë për këtë temë edhe pse nuk jemi marrë veshë më parë.

Rama: Në Tiranë nuk do të ndjehemi të provokuar nëse mbani të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por të keqardhur sepse është realitet i njohur botërisht. Sa më shpejtë njihet aq më shpejt lëvizim para. E përsëris se mikpritja do të jetë reciproke dhe do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë. Asnjë fjalë nuk do të konsiderohet provokim.

- Advertisement -

Por sot na kanë treguar një anë tjetër të medaljes! Presidenti Vuçiç tha se në takimin e parë nuk ishin shumë miqësorë, duke lejuar që t’i shkasë goja se gjithçka ishte bërë për pikë politike.

“Edin e takova në vitin 2015, ishin në pozitat e 2 armiqëve, njëri i shkoi tjetrit dhe gjetëm fjalë që të afrohemi pa kërkuar bashkëpunim dhe të bëjmë diçka për pikë politike. Tani nuk mendojmë për gjërat të tilla por mendojmë për të ardhmen,”-tha ai.

Pra shkurtimisht, presidenti serb pranoi se tani mendonin për të ardhmen, ndërsa më parë, si kryeministra të rinj kërkonin simpatinë e popullit, duke zgjedhur rrugën më të lehtë, atë të kartës së nacionalizimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit