2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiç: Shqiptarët nuk janë aq të dobët si dikur

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqit i është publikuar një video ku shihet teksa ankohet për gjendjen e dobët të serbëve në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Gjatë një mbledhje të mbajtur jashtë “syrit të medieve”, ai diskutoi me përfaqësuesit e Listës Srpska dhe kryetarët e komunave serbe në Kosovë rreth situatës së fundit.

Ndonëse nuk ishte në dijeni për incizimin që ishte duke e bërë një kamerë, Vuçiç vazhdon të flet krejtësisht ndryshe për situatën me të cilën po kalon Kosova dhe Serbia.

“Patjetër mirë të llogaritësh dhe mirë të kuptosh cila është gjendja në botë.

- Advertisement -

Mendoni se nuk do të fitoja po të thoja: Çfarë Merkeli, nuk dua ta di…

E di unë sa jemi të vegjël për Gjermaninë dhe Merkelin.

- Advertisement -

Të rrezikoj Serbinë duke folur ashtu, nuk dua. Dua të kem investime tjera të Gjermanisë në Serbisë”, është shprehur ai.

Më tej, Vuçiç shihej teksa ankohej se shqiptarët po forcohen dhe serbët po dobësohen.

“… nuk e di çka të bëjmë, nuk e di çka të bëjmë.

Shqiptarët nuk janë ashtu siç kanë qenë.

Por baza e tyre fertile është shumë më e madhe se e jona.

Mesatarisht janë 17 vite më të ri se ne, një gjeneratë të tërë të aftë për punë e kanë më shumë se ne dhe këtë njerëzit duhet ta dinë.

Prandaj, ne duhet të dimë çka të ndryshojmë për të ardhmen…”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit