9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hetem Ramadani flet për kohën e Rambujesë: Me Thaçin shkuam në Lubjanë, e kundërshtova marrëveshjen e dëmshme

Rekomandime

Mjeku i mjekësisë alternative, Hetem Ramadani ka rrëfyer një ngjarje gjatë kohës së Rambujesë.

- Advertisement -

I ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ai ka treguar për kontaktet që ka pasur me krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe liderët evropianë.

“E vërteta është se unë e kam ndërpre Rambujenë në një pauzë. Duke pasë lidhjet e mija, kontaktin me Javier Solana e Madeleine Albright, dhe duke pasë disponimin në terren të gjeneralëve të Kosovës, të UÇK-së, shumicën që i kam informu direkt ( si njëfarë këshilltari i disave), nuk i kam bërë publike këto. Çdo natë me kanë ardhë, i kam arkivë në zyret e mia,…, i ka dërgu Xhavit Haliti dhe shefi i sigurimit të Shqipërisë, i jepnin shqiptarëve të Kosovës çka me nënshkru. Oferta ishte qëndrimi i një numri të caktuar të forcave serbe, ushtri e polici në Kosovë”, ka deklaruar Ramadani.

Tutje ka thënë se ka kundërshtuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të dëmshme, duke thënë se ka takuar Hashim Thaçin, si drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

“Shkova e njoftova Kadri Veselin në një darkë, dhe i thash se kështu nuk guxoni me nënshkru. Thuaj edhe Thaçit…., pastaj e solla Hashim Thaçin në Lubjanë, Slloveni, e sjelli edhe Adem Demaçin në zyrën time… U morëm vesh që Ramujeja si e tillë nuk nënshkruhet”, është shprehur ai.

Historik

- Advertisement -

Me 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt , ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Kristofer Hill nga SHBA-të, Boris Majosrsi ,Rusi dhe Vollfgan Petriq nga BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb , sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos tu lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve , Riçard Hollbruk nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të RSFJ, Sllobodan Millosheviq që të pranoi marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit