Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare se gjoja po duan “poshtërimin e Serbisë.
Ai ka akuzuar Kosovën për gjoja pretendim për ta shtyrë Serbinë në konflikt me NATO-n. Madje ai shtoi se kinse qëllimi i palës kosovare është që ta paraqes kryeministrin Albin Kurti si presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa vetë atë si Vladimir Putin-in.
Ai para gazetarëve përsëriti se në periudhën e ardhshme “do të ketë presione shtesë”.
Vuçiq: Ndërkombëtarët e duan poshtërimin e Serbisë.
“(Shqiptarët) Ata duan që Serinë ta shtyjnë në konflikt. Ata duan që Serbia të hyjë në konflikt me NATO-n. Ata i dinë që nuk është konflikt me ta . Duan që Serbinë ta shtyjnë në konflikt me NATO-n, ai (Kurti) të shtiret si një lloj Zelensky që unë të jem një lloj Putin-i dhe kështu me radhë, dhe kjo është ajo që ata po tentojnë, kjo që po bëjnë gjatë gjithë kësaj kohe. Për fat të keq për këtë, ata padyshim kanë mbrojtjen dhe mbështetjen e një pjese të konsiderueshme të komunitetit ndërkombëtar dhe kjo nuk do të ndryshojë sepse është ‘fëmija’ i tyre. Tani kishin mundësinë që përmes të ashtuquajturës liberalizim të vizave, t’iu bëjnë presion autoriteteve shqiptare të bëjnë atë që kanë detyrimin, jo atë që dikush mundohet ta rregullojë, apo atë për të cilën dikush flet për të përmbushin e obligim vetë shumëvjeçar, obligim që e kanë qe një decenie, siç po e shihni nuk u shkon në mendje, kështu që këtë e kam ditur që nga fillimi, dhe për këtë kam thënë vetëm ngadalë duke e ditur që po shkon në atë drejtim dhe duke ditur që ata nuk duan në asnjë mënyrë që të rregullohen marrëdhëniet dhe gjërat të normalizohen në regjion sepse ata nuk duan normalizim, të gjithë ata së bashku duan poshtërimin e Serbisë”, tha Vuçiq.