1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçiq arrin në Bruksel, thotë se pavarësinë e Kosovës nuk e njeh kurrë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në kryeqytetin e Belgjikës, Brukselin, ku të martën do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në raundin e ri të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Vuçiqi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se nuk është ithtar i konflikteve të ngrira, porse pavarësinë e Kosovën nuk do ta pranojë kurrë.

- Advertisement -

Për ata që presin se do të firmosim pavarësinë e Kosovës, mund të them se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Jam i shqetësuar për Deçanin (Manastirin v.j.), shpresoj se nuk do të shkojë në mendje asnjë aksion pushtues, Kur dikush ëndërron se ka shtet, e nuk e ka, më pas shpik vula të ndryshme. Mendojnë se janë shumë të fortë, por këtë ua ka mundësuar ish-pushteti (i Serbisë v.j.).

Le të tregohen të dhu.nshëm, kjo tregon për dobësitë e tyre. Kanë treguar se sa janë nervoz dhe se nuk dinë çfarë të bëjnë me veten.

- Advertisement -

Nuk ka fuqi që mund të na shtyjë të bëjmë diçka kundër interesave tona vitale”, ka shkruar Vuçiq, përcjell b92.net.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit