24.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Vuçiq / Çka nëse bashkohet Kosova me Shqipninë!

Rekomandime

Sipas presidentit serb, çdo ditë e më shumë shqiptarët po e përkrahin bashkimin kombëtar. Madje, Aleksander Vuçiq, ka folur me shifra se sa për qind të shqiptarëve po e kërkojnë bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se në mesin e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri “në mënyrë dramatike” po rritet numri i mbështetjes për projektin e bashkimit të tyre.

- Advertisement -

Ai shtoi se “nuk ka iluzione” se mbështetja e politikanëve në Prishtinë dhe Tiranë do të vazhdojë me qëllimi përfundimtar bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Unë e kuptoj se çfarë është politika; në qoftë se deklaratat përsëriten dhjetë herë, atëherë ju e dini se kjo është politika. Në Shqipëri dhe në Kosovë në mënyrë dramatike rritur përkrahjen për bashkimin, me 35 për qind në Kosovë dhe 40 për qind në Shqipëri, ajo është rritur në 72 në 75 për qind”, është shprehur Vuciq.

Tutje presidenti serb ka thënë se ‘politikanët e të dy janë duke punuar për të bashkuar në valën e një mbështetje të tillë, i cili më tej kontribuon për krijimin e tensioneve në rajon’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit