10.1 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Vuçiq del haptas kundër Grenellit

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic siç duket nuk po e pëlqen shumë emisarin e SHBA’së, Richard Grenell, duke thënë se Serbia është më e përkushtuar për dialog nën përkujdesen e BE’së.

Kështu tha ai gjatë takimit që pati sot me emisarin e BE’së për dialog, Mirsolav Lajcak.

- Advertisement -

Vucici tha se i vlerëson përpjekjet e Grenellit, mirëpo se janë më të përkushtuar në dialogun e udhëhequr nga BE’ja.

Faleminderit Lajçakut për vizitën. Kishim një takim shumë të mirë përgatitor.

Serbia plotësisht e përkrah dialogun, i cili duhet të zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së. Pres që dialogu të vazhdojë në një afat sa më të shkurtër, ka mundësi qysh në korrik.

- Advertisement -

I respektoj përpjekjet e Richard Grenellit për bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit, por për neve nuk ka asnjë dilemë dhe jemi të përkushtuar për dialog nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Vucic.

Ndryshe, Grenell ka ftuar për vizitë presidentët dhe kryeministrat nga Kosova e Serbia, më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Teksa nga SHBA’ja dhe në Kosovë kjo po konsiderohet si një nismë shumë e rëndësishme, Serbia ka thënë se nuk pret shumë nga ky takim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit