Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u vaksinua sot kundër virusit korona.
Ai mori dozën e parë të vaksinës kineze “Sinofarm” në Qendrën Shëndetësore në Majdanpek, raporton Tanjug.
Kreu i shtetit serb tha pas vaksinimit se e mori atë diku në mes të procesit të vaksinimit, sepse pozicioni dhe politika e tij është që edhe njerëzit të vaksinohen.