13.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Një qytetar paralajmëron shtetin se do të veprojë nëse nuk hiqet flamuri i Rugovës në Presidencë, e quan provokim

Rekomandime

Një qytetar po kërkon të largohet flamuri i Dardanisë nga institucionet e Kosovës. Në të kundërtën, ai po paralajmëron prishje të qetësisë publike. Ai po e quan provokim vendosjen e këtij flamuri në Presidencë, raporton Gazeta Express

- Advertisement -

Vendosja e flamurit të Dardanisë në Presidencë, në ditën kur Vjosa Osmani e mori edhe zyrtarisht detyrën e Presidentes së vendit, po i pengon një qytetari.

Ai po e quan provokim prezencën e flamurit të propozuar nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova.

Ai ka komentuar në një postim të shpërndarë nga Kryeparlamentari Glauk Konjufca, për ceremoninë e marrjes së detyrës nga Presidentja Osmani.

- Advertisement -

Reklamë

“Largone flamurin e Rugovës nga institucionet se nuk ju garantoj për qetësi publike. Ky gjest i Presidentes është më shumë provokues se sa dëshirë! Apeloj te kryeministri dhe kryetari I Kuvendit se keni përgjegjësi të gjithë bashkë nëse ndodh diçka! Ju garantoj se një veprim të tillë nuk do ta lejojmë qoftë çfarëdo çmimi që ka! Boll mo me provokacione të tilla”, ka shkruar qytetari.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit