2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiq edhe më destruktiv pas takimit me Sholc, Macron e Blinken: E kemi edhe një çnjohje

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qëndruar sot në Gjermani, ku ka takuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

- Advertisement -

Këto takime, Vuçiq i ka zhvilluar në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Përkundër se Vuçiq takimin e ka quajtur serioz dhe korrekt, ai, në përvjetorin e 15 të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se Serbia ka në posedim edhe një notë tërheqjeje të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga një tjetër shtet, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë Vuçiq ka thënë se nuk mund ta zbulojë shtetin deri më 23 ose 24 shkurt.

“Bisedimet ishin të mira, por asgjë e madhe nuk mund të ndodh. Duke e pasur parasysh të gjithë këtë, është mirë që ne shpjeguam pozicionin tonë. Ne kemi një dispozicion edhe një tjetër notë të tërheqjes së njohjes, por në pajtim me shtetin përkatës, do të presim deri më 23 ose 24 shkurt”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Vuçiq ka theksuar se në takim me dy liderët e Bashkimit Evropian, ka biseduar edhe për dialogun me Kosovës dhe propozimin franko-gjerman.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit