16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Vuçiq është i gatshëm ta pranojë pavarësinë e Kosovës”

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes “Dveri” në Serbi, Boshko Obradoviq, po thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është i gatshëm të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Obradoviq në një intervistë për Nova.rs ka thënë se Vuçiq që nga vitit 2013 ka treguar se “është i gatshëm të jap pjesë të territorit të shtetit”.

Sipas politikanti serb, Vuçiq një gjë të tillë e ka premtuar kur ka nënshkrua marrëveshjen e Brukselit. Sipas tij, presidenti serb ka premtuar se do ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se të vinte në pushtet dhe se tashmë duhet të përmbush një premtim të tillë që e ka dhënë.

Obradoviq në fund ka thënë se është i bindur se ka pasur negociata sekrete në dy vitet e fundit, derisa sipas tij këto negociata tashmë janë shpejtuar ditëve të fundit./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit