-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vuçiq flet për qëndrimin e SHBA’së dhe Gjermanisë sa i përket “Open Balkan”

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot rreth qëndrimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë sa i përket iniciativës së “Open Balkan” të lansuar në Shkup pas takimit me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin.

Vuçiq ka thënë se ndihet mirënjohës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur iniciativën e “Open Balkan” që nga fillimi, shkruan Kosovo Online.

- Advertisement -

Kreu i shtetit serb është pyetur edhe për qëndrimin e njëjtë që ka Gjermania sa i përket iniciativave për bashkëpunim rajonal, duke thënë se një gjë e tillë nënkupton që “njerëzit që e shohin iniciativën si krijim të Serbisë së Madhe, aktualisht s’janë duke kuptuar asgjë”.

“Kur e dëgjon një argument të tillë që iniciativa është krijim i Serbisë së Madhe, ti mund ta kthesh kokën dhe të thuash: këta njerëz s’kuptojnë asgjë. Amerikanët janë duke hyrë në thelb dhe iu jam mirënjohës për këtë”, ka thënë Vuçiq.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se mbështesin nismat për bashkëpunim rajonal, derisa kanë kërkuar nga Kosova që të jetë më mendje hapur ndaj tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit