9.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vuçiq flet për takimin e djeshëm: Mbase e fyeva Kurtin, isha brutaI, por nuk pendohem

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është paraqitur sot para mediave në Serbi, ku përmes një konference ka folur për takimin e djeshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ai e cilësoi fillimin e raundit të ri të bisedimeve si fazën më të çuditshme të këtij procesi.

Vuçiq tha se Kurti donte që pala serbe të largohej nga dialogu.

- Advertisement -

“Mund të konfirmoj që ata që erdhën në emër të palës së Prishtinës donin të na detyronin të largoheshim nga dialogu. Gjithçka që ata bënë, kërkuan dhe thanë do të thoshte që ata donin ta shmangnin dialogun”, tha presidenti serb, duke shtuar se pati dialog vetëm për një temë – për personat e zhdukur.

Ai tha se pala kosovare refuzoi të shpreh gatishmërinë për të gërmuar në kërkim të trupave të disa serbëve në disa lokacione të dyshuara në Kosovë.

“Ne tashmë kemi iniciuar me Hotin se si duhet të duket, dhe tani, si argument kryesor i palës shqiptare, kemi marrë që kjo nuk është thelbi, por që Veljko Odaloviq të zëvendësohet”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

Ai tha se reagoi tepër ashpër kur, siç thotë ai, Kurti e krahasoi Odalloviqin me Goeringun, njërin nga bashkëpunëtorët e ngushtë të diktatorit nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler.

“Ndoshta nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë, mbase e fyeva Kurtin, por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë”, tha ai.

- Advertisement -

Vuçiq tha se Kurti e pyeti dhjetë herë se kur Serbia do ta njohë Kosovën.

“Unë mendoj se ai mendoi se ne duhet ta pranonim atë që thanë ata”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit