Kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Françesku ka pritur në vizitë presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa takimi ka zgjatur rreth gjysmë ore.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se një nga dhuratat që Vuçiq ia dorëzoi Kishës Katolike Romake është libri mbi Kishën e Shën Nikollës që ndodhet në Kosovë.
Sipas raporteve të mediave serbe, misioni i vizitës së presidentit serb në Vatikan ishte t`i kërkonte Selisë së Shenjtë që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Dhurata e Papës, thekson agjencia, konfirmon këtë angazhim.
Kreu i shtetit serb ka thënë në një konferencë se nuk mund ta përcjellë përmbajtjen e takimit me Papën, por në të njëjtën kohë ka shfaqur kënaqësinë e tij për takimin.
Ndërkaq, ai pranoi nga Papa Françesku, Medaljen e Engjëllit të Paqes dhe “Dokumentin e Vëllazërisë Njerëzore” të nënshkruar gjatë udhëtimit të tij në Abu Dhabi, transmeton Klan Kosova.