17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Këshilltari kryesor i Trump deklarohet për takimin Kosovë- Serbi në Shtëpi të Bardhë, paralajmëron diskutime të rëndësishme

Rekomandime

Këshilltari Kombëtar i Sigurisë në SHBA, Robert O’Brien, ka bërë të ditur se do të jetë ai që së bashku me të Dërguarin Special të ShBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të presin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Jam i kënaqur që do të presë liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme”, ka thënë ai në rrjetin social Twitter.

Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington D.C. më 27 qershor.

Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime.

- Advertisement -

Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e cnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit