1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuciq i zemëruar për KOST, paralajmëron për Gazivodë: Mos tentoni që të merrni atë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, u shfaq i hidhëruar sot para mediave dhe lëshoi një varg akuzash drejt bashkësisë ndërkombëtare për, siç thotë ai, shpërfilljen e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai tha se e kanë ditur të ‘humbur’ sistemin energjetik por paralajmëroi për Gazivodën që të mos merret sipas tij

Nesër mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë në OKB në të cilin do të shpaloset raporti i UNMIK’ut në Kosovë dhe presidenti serb tha se deri atni qëllimisht nuk ka folur për qëndrimet e fuqive të mëdha, si dhe për anëtarësimin e KOST në ENTSO.

- Advertisement -

Ne do të merremi dhe do të merremi me këtë publikisht. Nesër do të bisedoj me përfaqësuesit europian. Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që fizikisht të na marrin Gazivodën e Valaqin, unë i lus që mos ta bëjnë” tha Vucic e vazhdoi të ankohet kur tha se “në Kosovë është parë që gjithë çka ju duhet fuqive perëndimore të merret vendim bëhet, ndërsa e drejta dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk i lidhin edhe aq.

Për këtë nuk pyesin për Asociacionin e Komunave Serbe, por sistemimet transmetuese në Kosovë i duan nën kontroll- këtë e arritën me çdo çmim. Mirë atëherë, edhe kjo për ne është mësim dhe e kemi ditur me vite tanimë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit