14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mediet serbe i kapen Xherdan Shaqirit për blerjen e Lamborghinit

Rekomandime

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri e posedon një koleksion të shkëlqyer me makina luksoze, dhe gjithçka filloi kur ai nisi të luante për Bayern Munichun.

Mediat në Zvicër shkruajnë se mesfushori nga Kosova posedon dy Rolls-Royce në koleksionin e tij, secili me vlerë mbi 280 mijë euro, derisa ai thuhet se ka shpenzuar mbi 1.2 milionë euro për makina deri më tani.

- Advertisement -

Shaqiri gjithashtu ka në koleksion edhe Bentley Continental, Mercedes G-vagon, dy Wolkswagen – Toureg dhe Arteon.

Ndërkohë, Shaqiri “nderoi” veten së fundmi edhe me një Lamborghini tjetër.

Në stërvitjet me Zvicrën, Shaqiri erdhi me Lamborghini Urus, i cili ka vlerë prej mbi 230 mijë euro.

- Advertisement -

Lidhur me këtë kanë shkruar edhe mediat serbe, derisa “Kurir.rs” i drejtohet Shaqirit me fjalën “provokator” shkaku i festimit të tij me shqiponjën dykrenore në ndeshjen e Kupës së Botës mes Serbisë dhe Zvicrës.

- Advertisement -

“Provokatori Shaqiri ka blerë një makinë të re. Lamborghini në koleksionin e tij të miliona eurove”, ka shkruar mediumi në fjalë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit