1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçiq: Inteligjenca e Kosovës po provon të depërtojë në veri, po blen njerëz në Leposaviq e Zubin Potok

Rekomandime

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka bërë disa komente në lidhje me shërbimet inteligjente të Kosovës.

- Advertisement -

Ai tha se këto shërbime veçse ekzistonin dhe se nuk ishin naive.

“Ata (shërbimet inteligjente) po provojnë të depërtojnë edhe në veri. Po bëjnë përparim të caktuar duke blerë njerëz, më së shumti në Leposaviq e Zubin Potok,” – pretendoi presidenti serb, përcjell Kosovo-Online.

Vuçiq kërkoi që shërbimet serbe të inteligjencës të bënin punë të rëndësishme të kundërzbulimi.

- Advertisement -

“Nuk dua të them se kemi shërbimet (e inteligjencës) më të forta në rajon, por guxoj të them se nuk janë më të dobëtat,” – theksoi ai.

Kujtojmë se presidenti serb nuk e ka ndalur gjuhën e tij nxitëse as pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, për çka është denoncuar vazhdimisht nga liderët institucionalë në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit