13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vuçiq jep detaje për lncidentin në presidencë pasi e ftoi për duel Jeremiqin

Rekomandime

Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka komentuar lncidentin që ka pasur dje me liderin e Partisë Popullore Vuk Jeremiq dhe ekipin e tij në ambientet e presidencës.

Vuçiq tha se Jeremic dhe ekipi i tij se kanë konfrontuar fizikisht por vetëm kanë bërtitur dhe fyer.

- Advertisement -

Ata e kanë akuzuar kryeministren, dhe unë reagova dhe ju thashë ejani tek unë. Të pesë personat më fyen dhe bërtitën, unë isha vetëm. S’mund të kesh energji sa pesë persona. Nuk më kanë rrezikuar fizikisht, çfarë bënë ishte një performancë politike”, tha Vuçiq, shkruan Novosti.

Nëse vijnë prapë, unë sërish do të ju dal përballë, atyre u konvenon që të bëjnë paraqitje të tilla kurse unë i humba 10 minuta të kohës së vlefshme”, tha ai.

Jeremic bashkë me Vladimir Gajic, Miroslav Aleksic dhe Borislav Novakovic janë shfaqur dje përpara presidencës së Serbisë, pas ftesës që Vucic ua kishte bërë atyre duke iu thënë “të vinte dhe të përpiqen të më linçojnë, do të merrem vetë më të gjithë”

- Advertisement -

Përfaqësuesit e partisë së Jeremicit kanë deklaruar për media se tek ndërtesa e presidencës kishin shkuar për të pyetur Vucicin nëse është normale që ai të ftojë qytetarët e Serbisë për të Iuftuar me ta.

Ne të gjithë erdhëm dhe ai tha se do ta Iuftonte. Borivojë Borovic aktualisht është jashtë vendit. Të katërt erdhëm për t’i thënë presidentit të mos ketë frik. Ai na ftoi dhe ne erdhëm të kërkojmë që ai të në pres, për të parë se çfarë kishte për të thënë”, ka deklaruar Jeremic, para se të hynte në presidencë.

- Advertisement -

Pas disa minutash në ndërtesën e Presidencës, përfaqësuesit e Partisë Popullore iu drejtuan përsëri medias. Jeremic tha se Vuçiç zbriti poshtë dhe ishte dukshëm i zemëruar.

Presidenti zbriti dhe po dridhej i tëri. Ishte e pakëndshme për sigurimin. Filloi të bërtiste, duke thënë “hajdeni më rrihni”. Por në ato momente ai ishte i siguruar nga truprojat e tij. E ftova të dilte jashtë por s’guxoi.. Ai na mallkoi, ofendoi dhe na kërcnoi. Më tha se jam një hajdut”, ka treguar Jeremic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit