1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Vuçiq: “Kosova është Serbi”, kurse Edi Rama: “Vuçiqi është aleati im”!?

Rekomandime

NGA PROF. DR. MEHDI HYSENI

- Advertisement -

*** Shihni çfarë mendje amorfe dhe sakat ka shqiptari për një “prijatelj“ serb ia ka futur “th*kën në shpinë” Kosovës dhe mbi 2 milionë shqiptarëve !?  

Ky shembull provon se Kosova nuk ishte rastësisht e aneksuar dhe e koIonizuar nga Serbia, ngase kjo gjithmonë ka gjetur agjentët dhe koIaboracionistët tradhtarë në mesin e shqiptarëve, sikur që presidenti Vuçiq e gjeti kryeministrin Edi Rama, i cili “këmbë e krye” shpirtërisht, politikisht, ekonomikisht dhe tregtisht, është lidhur me Serbinë koIonialiste, jo me Kosovën, as me Albin Kurtin, as me BE-në, as me NATO-n e as me Amerikën, por me “mikun” e tij, Aleksandër Vuçiq, me Serbinë dhe me Rusinë e Vladimir Putinit  dhe me aleatët e tyre. 

Mirëpo, Edi Rama nuk e di i gjori se pa njohjen e Kosovës nga Beogradi zyrtar, Serbia, edhe sikur t’i lidhë 100 pakte miqësie me mikun e saj, Edia Rama, kurrë nuk do të kalojë nëpër Kosovë për të dalë në Detin Adriatik. Këtë duhet ditur gjithë Ballkani, jo vetëm Edi Rama.

- Advertisement -

Sintagma: hyrja në disa aleanca i ngjet shumë  fjalës së urtë popullore: “Ngrënia me dy a më shumë lugë ta shqyen gojën”.

Prandaj, Edi Rama nuk mund të jetë edhe aleat i Serbisë, i Rusisë,  i Kinës, dhe, njëkohësisht aleat i Amerikës, i NATO-s dhe i BE-së. Prandaj, Shqipëria nuk ka pse të hyjë në asnjë aleancë të partnerizmit strategjik me Serbinë, as me Rusinë, as me Kinën dhe, as me Maqedoninë Veriore, sepse ka zgjedhur kursin e busullës orientuese “WEST” (1990-2021)  e  jo “EAST”! Ai lider politik shqiptar qoftë edhe Edi Rama, që tenton të hyjë në aleanca të reja me rusët, me serbët dhe me aleatët e tyre ballkanikë apo evropianë, mund të th*rren keq në “Thumbin e Hostenit”, ashtu sikurse taIibanët.

- Advertisement -

Edi Rama ka zgjedhur Serbinë dhe Rusinë, kurse Albin Kurti Kosovën, Shqipërinë, Amerikën, NATO-n dhe BE-në!

-Vëlla, mik, partner dhe aleat biologjik dhe strategjik e ke Albin Kurtin, jo Aleksandër Vuçiqin, Serbia e të cilët e ka kullotur dhe djegur Kosovën jo më pak se 100 vjet,  “O kirenar” e “derbeder”, që ke hyrë në valle me armiqtë e Kosovës dhe të Shqipërisë!

-E, pse nuk qenka aleati  dhe miku i Edi Ramës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që  tërë botës po i thotë, se “Kosova është e Serbisë”, dhe se Beogradi “kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur”!

 Ja, kjo “është Rilindja” e Edi Ramës, për një  serb dhe, për një miqësi serbe (edhe pse në politikë nuk ka miqësi e as dashuri, por vetëm interesa, asgjë tjetër)  ka shitur interesat e Kosovës, dhe ka lidhur një Pakt antishqiptar me mikun e tij, Aleksandër Vuçiq, të quajtur “Ballkani i hapur-Open Balkans”!

Ky është syzheu i tradhtisë së Edi Ramës ndaj Kosovës së Shqipërisë Etnike, sepse në vend që ta përqafojë Kosovën ka përqafuar Serbinë ag*esore, koIonialiste dhe gje*ocidale si aleate, mike dhe si partner strategjik për hir të miqësisë dhe besimit që ka ndaj mikut  të mikut të vet, Aleksandër Vuçiq!?

Ja, kjo është marrëzia dhe tradhtia e  politikës dhe e diplomacisë “moderne” antishqiptare e kryeministrit fatkeq Edi Rama ndaj Kosovës së ma*akruar dhe të gjenociduar nga Serbia ag*esore at*viste e mikut të tij, Aleksandër Vuçiq (1989-1999).

Fatekqësisht, koha shumëshekullore ka provuar këtë “egjër” heImuese  vd*kjeprurëse të Kombit dhe të Atdheut shqiptar. Për ta pasur mirë me Vuçiqin (ish-sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Radikale Serbe të k*iminelit Vojislav Sheshel dhe të ish-ministrit për Informacione të qeverisë Slobodan Milosheviqit) , Edi Rama në vend të shqiptarit patriot dhe liridashës Albin Kurti (aktualisht kryeministër i Kosovës) ka përqafuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq!?

Nëse kësaj tradhtie të Edi Ramës i thonë “diplomaci e hollë dhe elastike” (siç ironizonte dikur patrioti dhe demokrati i shquar shqiptar Avni Rrustemi me politikën dhe me diploamcinë fund e krye proserbe të toptanizmit), atëherë edhe Shqipërinë, edhe Kosovën i paska marrë dr*qi “me ka krejt” si thotë një fjalë popullore.

Mirëpo, edhe sikur Edi Rama ta ketë edhe fuqinë e Bizmarkut, i cili në një kohë të largët të historisë së Evropës, pati deklaruar se “nuk ka komb shqiptar në Ballkan”, Kosovën kurrë nuk do të mund ta bëjë koloni vasale të veten dhe të Vuçiqit, sepse shqiptarët e Kosovës-Dardanisë nuk janë tipa të pafytyrë, tinzarë dhe “hoshtaplera” si Edi Rama, që e prejnë në besë shqiptarin për interesa ekonomike dhe tregtare mafioze me Serbinë për ta izoIuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Prandaj, tandemi Vuçiq-Rama mund të lidhin edhe 100 aleanca sllave dhe prosllave me “kaçurotë” ruso-serbe, por duhet ta dijnë, se pa Kosovën e pavarur s’ka “Ballkan të hapur”, as për Serbinë, as për Shqipërinë e as për Maqedoninë e Veriut. Kështu që, kot presidenti Aleksandër Vuçiq, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Zoran Zaev e kanë lidhur atë Aleancë të ashtuquajtr “Ballkani i hapur” në Konferencën “ Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal” në Shkup, më 31 korrik 2021.

Në kuptimin historik, gjeomorfologjik, gjeopolitik dhe gjeografik  Ballkani nuk përbëhet vetëm nga tri shtetet e Aleancës së re sllave (Vuçiq-Rama-Zaev): “Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore”, por edhe Kroacia, Turqia, Bullgaria, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina.

Sikur të gjitha këto shtete ballkanike të kishin lidhur një Aleancë të përbashkët  integruese të bashkëpunimit ekonomik, politik, tregtar, kulturor rajonal sipas  standardeve të BE-së, atëherë, mirëfilli kjo do të ishte e pranueshme edhe si ide, edhe si projekt strategjik për zhvillimin dhe për përparimin e  të gjithë popujve dhe, të të gjitha shteteve të Ballkanit, jo vetëm  të tri (3) shteteve të Vuçiqit, të Ramës dhe të Zaevit. 

Prandaj, Kosova, Turqia, Greqia, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hrcegovina, njëzërit, duhet ta hedhin poshtë paktin e ashtuquajtur “Ballkani i hapur”, sepse ai nuk është kurrfarë   Ballkani në kuptimin e plotë gjeografik dhe gjeopolitik, por vetëm një aleancë me karakter dhe me interes të ngushtë të trekëndshit Beograd-Tiranë-Maqedonia Veriore, ku rolin kryesor do ta ketë Serbia si  “superfuqi tutoriale” e  Shqipërisë dhe e Maqedonisë Veriore, jo e tërë Ballkant, në asnjë mënyrë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit