1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq: Kurti i ka dy qëllime që i ndaloi zgjedhjet serbe në Kosovë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka pasë dy qëllime, që siç ka thënë ai, “i ka ndaluar” zgjedhjet e serbe në Kosovë.

- Advertisement -

E para, sipas Vuçiqit, ishte poshtërimi i serbëve dhe privimi nga të drejtat e tyre, derisa si arsye të dytë e ka radhitur “qëllimin e Kurtit për t’ia zvogëluar votat Partisë Progresive Serbe (SNS) në zgjedhje”.

“Arsyeja e parë është shqetësuese. Bota është gati të heshtë synimin e Kurtit për të shkaktuar destabilitet dhe trazira në rajon ku Serbia nuk duhet të bjerë në këtë, sidomos jo në këtë kohë”, tha Vuçiq për TV Pink.

Vuçiq pretendoi se kanë pranuar kompromise të ndryshme, por se nuk duan ta përmendin Qeverinë e Kosovës, sepse kjo do të nënkuptonte njohje de facto dhe tha se “pala prishtinase këmbënguli për këtë”.

- Advertisement -

Vuçiq u ankua për perëndimorët se s’po e kuptojnë situatën në Ballkan, për dallim nga rusët dhe kinezët.

“Perëndimi thotë se serbët janë “shërbëtorë rusë” që po realizojnë synimet ruse në Ballkan”.

- Advertisement -

Vuçiq ka folur edhe për një shkrim të shtypit kroat mbi “lojën serbe në Bosnje-Hercegovinë”, duke thënë se Serbia nuk po luan asnjë lojë atje dhe se këto shkrime po bëhen për shkak se “Serbia po rritet”.

Presidenti serb foli gjithashtu edhe për takimin që pat me përfaqësuesit serbë të Kosovës në Beograd.

“Gjithçka që tha dje Dalibor Jevtiq, gjithçka që thanë të gjithë përfaqësuesit tanë në takim, është me vend. Mendoj se po shkon në atë drejtim dhe është e pamundur ta ndalosh. Doja ta ndaloja, të bënim një plan, jo duke bërtitur dhe duke bërë marrëzira, si dhe të flisnim për drejtësinë tonë. Është e mrekullueshme që ne refuzuam diçka në Rambuje, por duhej të llogarisnim se kur do të na binin bombat, sa mund të durojmë, sa fëmijë do të humbasim… Unë dua të ruaj paqen për njerëzit tanë në Kosovë, por unë dua të ruaj paqen dhe stabilitetin për njerëzit në tërë Serbinë, Kosova është Serbi, por dua paqe për të gjithë qytetarët”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit