Vuçiq: Me entuziazëm e mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën

0
124
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq ka deklaruar se e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet”, tha Vuçiq mbrëmë në TV Happy.

Ai këtë deklarim e bëri duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai e mbështet ose jo liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vuçiq tha gjithashtu se ‘njëri prej tyre’ i tha atij se e di pse Serbia ishte pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ai replikoi se kjo ndodh për shkak të ‘integrimit europian’ të tyre.

Ndërkohë, pavarësisht që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, ende një vendim i tillë nuk ka ardhur nga Bashkimi Europian dhe kjo si pasojë e pesë vendeve mos-njohëse të BE’së.

Në anën tjetër, të gjitha këto vende që nuk e njohin Kosovën – arsyen kryesore e kanë konfliktin e hapur dhe të pambyllur midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa deklarata e Vuçiq është e para nga Beogradi zyrtar në përkrahje të liberalizimit të vizave.