11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiq në Greqi në përurimin e terminalit të gazit të lëngshëm, projekt që sfidon Rusinë

Rekomandime

Në qytetin e Alexandropoli në veri të Greqisë ka filluar sot ndërtimi i terminalit të gazit të lëngshëm natyror.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë ky terminal i LNG-së pritet të jetë një “portë e re energjetike” që do ta ndihmojë Evropën dhe Ballkanin që të reduktojnë vrasinë nga gazi rus, shkruan Ekathimerini, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Terminali i LNG-së është një “fener që dërgon mesazh të dyfishtë: se me përfundimin e tij ne së shpejti do të jemi në gjendje të shpëtojmë nga gazi që vjen nga burime ruse dhe se vendet tona po marrin një rol të përbashkët në hartë e re të energjisë”, ka thënë Mitsotakis, duke iu drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic. Të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Gjithashtu ky projekt pritet të nxisë bashkëpunim më të ngushtë në rajonin e Ballkanit në fushën e energjisë.

Presidenti serb, Vucic, ka thënë se ndërtimi i një terminali të LNG-(Gazit të lëngshëm) është i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin.

- Advertisement -

Vuçiq tutje ka thënë se Serbia duhet të ndërtojë sisteme për lidhje me Bullgarinë, sepse sipas tij kështu mund të pranojë sasi të mëdha gazi të lëngshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Greqi se ndërtimi i terminalit të LNG-së është një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme për të gjithë rajonin, për të gjithë Ballkanin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit