1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiq në Rusi, Rama e Escobar përpIasen për Open Balkan

Rekomandime

Iniciativa e “Open Balkan” ka nxitur replika në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe përfaqësuesit të DASH, Gabriel Escobar, në takimin e fundit që është mbajtur dje online. Përfaqësuesi i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor ka thënë se nisma do të jetë e suksesshme vetëm nëse përfshinë të gjashtë shtetet, derisa Edi Rama ka thënë se do të vazhdohet me iniciativën dhe se nuk e kanë për obligim të bindin të tjerët t’i bashkohen “Open Balkan”-it.

Escobar në fjalën e tij ka thënë se një nismë e tillë do të jetë e suksesshme vetëm nëse do të përfshihen të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

“Mbështetja për “Open Balkan” do të bëhet në bazë të kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë për anëtarësim të barabartë dhe jo shpërqendrim nga aspiratat evropiane. Pa të 6-ta vendet nuk mund të ketë sukses”, ka thënë Escobar.

Ai tutje ka shtuar se nëse hapen kufijtë, atëherë duhet të ketë kontroll më të mirë, derisa sepcifikion se kjo për Serbinë nënkupton që kufijtë me Kosovën dhe “Republika Srpskan” të mbikqyren si kufij ndërkombëtar.

“Nëse i hapni kufijtë duhet të keni kontroll më të mirë. Për Serbinë kjo nënkupton që kufijtë me Kosovën dhe Republika Srpska të mbikëqyren si kufij ndërkombëtarë”, ka thënë Escobar tutje.

- Advertisement -

Ndërkohë Edi Rama në fjalën e tij ka thënë se do të vazhdohet me “Open Balkan” dhe se nuk varet nga hartuesit e kësaj iniciative për të bindur dikë që t’i bashkohet ose jo.

“Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Ballkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur çfarëdo do për vendin e vet. Falënderoj vërtetë gjithkënd dhe në veçanti Eskobarin. Mbështetja e tyre është genuine”, ka thënë Edi Rama.

- Advertisement -

Në takimin e mabtjur dje ka munguar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Moskë.

Në vend të Vuçiqit, ka marrë pjesë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila iniciativën e “Open Balkan” e ka cilësuar si politikë të mençur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit