1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq nuk di çfarë flet: Do ta dënoj Rusinë kur Ukraina të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainë nga Rusia, kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy të “dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”.

“Serbia gjithmonë ka mbështetur integritetin e Ukrainës dhe nuk ka pasur ndryshime”, tha Vuçiq për Pink TV gjatë vizitës në Monako.

- Advertisement -

Ai iu kundërpërgjigj deklaratës së ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, i cili tha se populli ukrainas pret që Serbia të dënojë lëvizjen e Rusisë për të njohur Donjeckun dhe Luhanskun si entitete të pavarura.

Bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe kishin filluar pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të mbajtura në Rambuje dhe Paris në shkurt dhe mars 1999.

SuImet ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake nisën më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjatën për 78 ditë. Kjo ndërhyrje i dha fund luftës në Kosovë.

- Advertisement -

Ndryshe, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë dënuar vendimin e Rusisë për të njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. Vetëm lideri serb i Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, nuk e ka dënuar këtë veprim të Rusisë dhe ka thënë se shteti i tij duhet të qëndrojë neutral ndaj zhvillimeve në Ukrainë./REL/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit