3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Xhandarmëria serbe shfaqen edhe gjatë protestës së banorëve të Karaçevës

Rekomandime

Banorët e Karaçevës kanë dalë për të protestuar pas zhvillimeve të fundit në këtë fshat të Kamenicës.

- Advertisement -

Me flamuj të Kosovës e Amerikës në duar ata po kërkojnë mbrojtje, pasi disa ditë më parë xhandarmëria serbe u fut brenda territorit të Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës, shkruan Kosova ime.

Banorët e këtij fshati kishin pasur ankesa të vazhdueshme për raste të tilla të futjes së xhandarmërisë serbe brenda territorit tonë.

Lëvizjet e xhandarmërisë serbe janë parë edhe ndërkohë që banorët shqiptarë po protestonin.

- Advertisement -

Në disa pamje të publikuara në media, ata shihen duke patrulluar matanë rrugës.

Protesta në Karaçevë gjatë tërë kohës është monitoruar nga pjesëtarë të KFOR-it.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se banorët e kësaj ane nuk do të mbeten të rrezikuar dhe se veprimet e Qeverisë do të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Në anën tjetër, KFOR ka thënë se hyrja e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës ishte në kuadër të një patrullimi të përbashkët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit