6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiq po dorëhiqet nga partia aktuale, do të formojë një parti të re

Rekomandime

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq po fillon formimin e një partie të re.

- Advertisement -

“Lëvizja Popullore për Shtetin”, quhet partia e tij dhe së shpejti Vuçiq do të vizitojë gjithë Serbinë.

Kështu shkruajnë mediet serbe, ndërsa Nova.rs raporton të ketë konfirmuar këtë raportim.

Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq “do të kërkojë mbështetjen e popullit për mbrojtjen e Serbisë dhe nga e shtuna e 11 marsit do të fillojë bisedimet me popullatën në jug të Serbisë, me shumë gjasa në Vranjë.”, transmeton Tanjug.

- Advertisement -

Siç shkruhet në Nova.rs, në qarqet politike serbe ka kohë që spekulohet se Aleksandër Vuçiq jo vetëm që do të largohet nga kreu i Partisë Progresive Serbe, por do të formojë një parti apo lëvizje të re politike.

Edhe pse kjo sipas mediave në Serbi mund të duket e pabesueshme, ata thonë se Vuçiq e ka bërë të ditur kur ka njoftuar krijimin e një blloku të ri politik.

- Advertisement -

“Nëse fillon të flitet, mund të vonohet ose të ngadalësohet, por mendoj se është ide e Vuçiqit, mendoj se do të përkojë me formimin e një qeverie të re kushdo që është në të do të jetë pjesë e Serbisë së tij normale.”, tha Slobodan Georgiev gazetar serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit