7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kur Tito i shkruante Biden: Do bësh rrugë

Rekomandime

Tashmë që Joe Biden është “shndërruar”, edhe pse jo zyrtarisht, në Joseph R. Biden Jr, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, karriera e tij e gjatë politike do të studiohet më me imtësi se kurrë, pavarësisht se 78-vjeçari është prej dekadash një nga politikanët më të njohur të superfuqisë.

- Advertisement -

Një nga dokumentet më të veçanta të nxjerra në orët e fundit është një letër e 1 marsit 1979 që fillon me fjalët “I dashur zoti president”, por që nuk i referohej demokratit Jimmy Carter.


Letra e Biden
Në atë vit, Biden ishte një senator relativisht i panjohur, dhe ndodhej në vizitë zyrtare në Beograd. Në fakt, letra i drejtohet pikërisht Jospi Broz, i njohur botërisht si Tito, mareshali-president i Jugosllavisë. Biden ndodhje në atë moment në kryeqytetin serb në një delegacion nga SHBA me rast të vdekjes së Edvard Kardelj, krahu i djathtë i Titos.

“Ju falënderoj për mikpritjen e çmuar, gjatë vizitës sime në Jugosllavi, me rastin e vdekjes së Edvard Kardelj. Ju falënderoj që më pritet, dhe çmova shumë shkëmbimin e ideve. Shpresoj të vizitoj vendin tuaj të bukur në një rast më të gëzuar”.

- Advertisement -

Sipas burimeve, Tito iu përgjigj senatorit të atëhershëm Biden, duke paralajmëruar për të një të ardhme të ndritur. “Do bësh goxha rrugë’’, shkruante mareshali.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit